Napolitano: Nëse Ibrahim Rugova dhe Arbën Xhaferi do të kishin qenë amerikan, ata do ta kishin pushtuar botën me diplomaci

Sot mbushen tetë vjet nga vdekja e ish-kryetarit të PDSH’së në Maqedoni, Arbën Xhaferi.

Arbën Xhaferi mbetet ndër figurat kryesore të historisë së shqiptarëve.

Sot, KultPlus ju sjell një thënie të cilën Ish Presidenti italian, Giorgio Napolitano gjatë kohës sa ishte në pozitën e presidentit, e kishte thënë për Rugovën dhe Xhaferin.

“Nëse Ibrahim Rugova dhe Arbën Xhaferi,
do kishin qenë amerikanë, gjermanë apo francezë,
ata do ta kishin pushtuar botën me diplomaci,
por për fat të keq këto dy figura
i përkasin një popullit shumë të vogël…”, ishte shprehur Napolitano.