Napoli vazhdon me fitore në Serie A

Napoli ka vazhduar me fitore në Serie A.

Të dielën skuadra e udhëhequr nga trajneri, Luciano Spalletti kanë mposhtur Genoan në udhëtim me rezultatin 2:1. Në pjesën e parë mysafirët kaluan në avantazh me golin e shënuar nga Fabian Ruiz.

Ruiz u asistua nga Matteo Politano në minutën e 39-të. Në pjesën e dytë nikoqirët arritën të barazonin rezultatin në minutën e 69-të me anë të Andrea Cambiaso në 1:1. Por udhëtuesit arritën të riktheheni sërish epërsinë në favor të tyre në minutën e 83-të me golin e shënuar nga Andrea Petagna për 2:1.

Deri në fund napolitanët arritën të mbroheshin mjaftë mirë për të marrë fitoren e dytë në po aq ndeshje.

Te Genoa në minutën e 83-të u inkuadrua Valon Behrami ndërsa në bankën rezervë te Napoli ishte mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani.