Sulmuesi i PSG-së
Napoli shpreh interesim për Cavanin
Napoli ka nisur negociatat për të rikthyer në Itali sulmuesin Edinson Cavani.
Ky fundit aktualisht pjesë e PSG-së u shit për 64 milionë euro në vitin 2013 te francezët.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane 31-vjeçari është gati të pranojë edhe ulje rroge, vetëm që të rikthehet në San Paolo.
Një fakt interesant është se fëmijët e tij vazhdojnë të jetojnë në Napoli dhe ai ka mbajtur një marrëdhënie të mirë me klubin.
Cavani shënoi 78 gola në 103 takime për Napolin.