Napoli ka pritur rikthimin e trajnerit të Juventusit, Maurizio Sarri, në Itali, përmes një videoje ironike.

Sarri ishte pjesë e Napolit për tre vjet duke luftuar me Juventusin për kampion në Serie A. Ai sezonin e shkuar kaloi te Chelsea, ndërsa pas një viti iu bashkua rivalëve të napolitanëve.

Teksa disa tifozë e kanë quajtur “tradhtar”, faqja zyrtare e Napolit ka vendosur të bëjë një video ironike për rikthimin e italianit.

Është një lloj besëtytnie në Napoli që nëse i thua dikujt se fitorja është sigurisht te ti, mund të jetë një “urim për fat të keq”. Kështu bëhet edhe në videon e Napolit ku tifozët i urojnë sukses Sarrit në punën e re.

Bentornato in Italia Mr Sarri! #SarriDay

💙 #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/IRNDqAiOPY

— Official SSC Napoli (@sscnapoli) June 20, 2019