Napoli pëson në shtëpi nga Fiorentina

Derbi i sotëm ndërmjet Napolit dhe Fiorentinës i ka takuar kësaj të fundit.

Mysafirët arkëtuan pikët e plota duke shënuar fitore prej 2 me 0.

Ishte Chiesa ai që shënoi golin e parë në minutën e 26.

Derisa golin e dytë e shënoi Vlahoviq, në minutën e 74 pas asistimit nga Lirola.

Napoli në vendin e 12 ka 24 pikë, derisa në një pozitë më poshtë Fiorentina ka po aq pikë.