Napoli nderon Maradonën me fitore në San Paolo

Napoli ka shënuar fitore prej 2 me 0 në shtëpi ndaj Rijekas në Ligën e Evropës.

Kjo ndeshje nisi në nderim te legjendës Diego Armando Maradona, i cili dje vdiq në moshën 60 vjeçare pas një sulmi kardiak.

Napoli kaloi në epërsi në minutën e 41 të ndeshjes pas një autogoli nga Anastasio.

Kurse golin e dytë e shënoi Lozano në minutën e 75 pas asistimit nga Insigne.

Napoli me këtë fitore arrin në kuotën e nëntë pikëve pas katër ndeshjeve dhe është lider i Grupit F. E pas saj janë Sociedadi e AZ Alkmari me nga shtatë pikë. Rijeka në vendin e fundit është pa pikë.