Napoli mposht mund Zvezdën e Serbisë, rrit gjasat për kalimin e grupit (VIDEO)
Napoli ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Crvena Zvezdës në Ligën e Kampionëve, për të rritur gjasat që të kalojë fazën e grupit në Ligën e Kampionëve.
3 me 1 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi, transmeton Koha.net.
Marek Hamsik shënoi golin e parë në minutën e 11 pas asistimit nga Maksimoviqi.
E dy gola të tjerë i shënoi Mertensi, në minutën e 33 dhe 52.
Golin e vetëm për klubin serb e shënoi El Fardo Ben në minuan e 57.
Napoli tani është lider në Grupin C me 9 pikë, kurse PSG-ja mban vendin e dytë me 8 pikë që mposhti Liverpoolin, e cila në vendin e tretë ka 6 pikë. Në vendin e fundit Zvezda ka 4 pikë.
https://video.syri.net/upload/videos/2018/11/bDiwDyr1XNSOLCJeeNE1_28_38cadfbba3250d5fa851596a206c00c4_video_480p_converted.mp4