Napoli mposht Brescian, ngjitet në pozitën e gjashtë

Napoli ka arkëtuar pikët e plota në sfidën e sotme ndaj Brescias në udhëtim.

2 me 1 ishte rezultati final i këtij takimi.

Vendasit e nisën më mirë këtë takim duke kaluar në epërsi në minutën e 26 përmes Chancellorit.

Shifrat i barazoi Insigne në minutën e 50, derisa golin e fitores e shënoi Ruiz pas katër minutave.

Në vendin e gjashtë tani Napoli ka 36 pikë, derisa Brescia në vendin e parafundit ka 16 pikë.