Serie A

Napoli merr tri pikë në terrenin e mbuluar me ujë

Napoli ka fituar si mysafir me rezultatin 2-1 kundër Genoas në kuadër të javës së 12-të në Serie A.

Me këtë fitore djelmoshat e Carlo Ancelottit janë ngritur në pozitën e dytë me 28 pikë, tre pikë më pak se Juventusi, që nesër luan si mysafir ndaj Milanit në “San Siro”.

Kurse Genoa mbetet në vendin e 14-të me 14 pikë.

Në pjesën e parë Genoa ishte në avantazh me anë të Cristian Kouama, i cili shënoi me kokë në minutën e 20’.