minutat shtesë

Napoli fiton ndaj Cagliarit falë golit të vonshëm të Milikit

Napoli ka marrë një fitore të rëndësishme si mysafir ndaj Cagliarit në kuadër të xhiros së 16-të në Serie A.

Skuadra e Carlo Ancelottit shënoi fitore minimale 1-0 falë golit të vonshëm në minutën e 91’ të sulmuesit Arkadiusz Milik, raporton Gazeta Express.

Milik shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë, që ishte vendimtar për tre pikë të arta.

Napoli me këtë fitore mbetet në pozitën e dytë me 38 pikë, tetë më pak se Juventus në krye të tabelës.

Ndërkohë Cagliar në vendin e 13-të me 17 pikë.