Barcelona kishte epërsi prej 1:0, por në fund është dashur të mbrohet për të shmangur humbjen nga Napoli në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Ndeshja e parë e një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve mes Napolit dhe Barcelonës ka përfunduar 1:1. Kështu, skuadra që kualifikohet do të përcaktohet më 12 mars në Barcelonë.
Barcelona kaloi në epërsi prej 1:0 në minutën e 60-të. Sulmuesi kryesor i skuadrës, Robert Leëandoëski realizoi golin e rëndësishëm. Më pas skuadra kampione e Italisë nisi të marr iniciativë. Në minutën e 75-të, Victor Osimhen fitoi duel në zonë dhe gjuajti saktë për të barazuar rezultatin në 1:1.
Skuadra e Napolit, që ndryshoi trajnerin të hënën mbrëma, më pas ka provuar edhe disa herë, por pa konkretizuar.
Te Napoli në qendër të mbrojtjes është paraqitur kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
Si Napoli ashtu edhe Barcelona nuk po kalojnë periudhë të mirë në kampionatet vendore. Championsin e kanë mundësi të madhe për ndonjë sukses eventual.







