Napoli arrin marrëveshje për transferimin e parë të verës

Do të jetë Jordan Veretout përforcimi i parë i Napolit për sezonin e ardhshëm.

Duke iu referuar lajmeve që raportojnë mediat franceze, presidenti i klubit të kaltër Aurelio De Laurentis ka arritur marrëveshjen me lojtarin francez në bazën e një kontrate 5-vjeçare.

Për të mbyllur operacionin tashmë duhet që edhe dy klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Pritet të gjendet një rrugë e mesme mes ofertës së Napolit dhe kërkesës së Fiorentinës që kap shifrën 27 milionë eurove.