Naomi Osaka ka fituar finalen e Australian Open kundër Petra Kvitova me rezultatin 2-1, në një ndeshje tepër të fortë që në fund pa japonezen të buzëqeshë.
Për herë të parë do të ketë një numër një në botë që do të jetë nga Azia, dhe nga Japonia më konkretisht. Ky është Grand Slam i dytë që fitohet radhazi nga Osaka, e cila një vit më parë triumfoi në US Open.
What a moment. @Naomi_Osaka_ wins her second Grand Slam in a row 🏆🏆#AusOpen pic.twitter.com/9TTskXIH9E
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 26, 2019
Seti i parë ishte shumë i luftuar dhe u vendos vetëm në fund të anojë në anën e 21-vjeçares japoneze me rezultatin 7-6, ndërsa në të dytin është tenistja çeke që merr kontrollin dhe arrin të fitojë në shifrat 7-5. Gjithsesi në të tretin është sërish Osaka që do triumfojë në shifrat 6-4 dhe bëhet numri 1 në botë.

Kujtojmë që nesër në 9:30 do të zhvillohet finalja për meshkuj mes Novak Djokovic dhe Rafael Nadal.







