Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Fatime Shala ka zhvilluar sot takim me banorët e tri fshatrave të Pejës, Nakull, Pavlan dhe Qyshk ku mori mbështetje të madhe.
Ajo ka thënë se këto takime ishin një mundësi e shkëlqyer për të dëgjuar shqetësimet dhe kërkesat e qytetarëve, dhe për të ndarë me ta angazhimin për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të drejtë.
Postimi i plotë:
Gjatë ditës së sotme pata mundësinë të takohem me qytetarët e tri fshatrave të Pejës: Nakull, Pavlan dhe Qyshk. Këto takime ishin një mundësi e shkëlqyer për të dëgjuar shqetësimet dhe kërkesat e qytetarëve, dhe për të ndarë me ta angazhimin tim për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të drejtë.
Në çdo bisedë, u ndjeva e inkurajuar nga pasioni dhe angazhimi i qytetarëve për të kontribuar në përmirësimin e jetës së tyre dhe të komunitetit.
Faleminderit për pritjen dhe mbështetjen tuaj!







