Nainggolani mund të jetë i gatshëm ndaj Barçës

Mesfushori i Interit, Radja Nainggolan është pranë rikthimit dhe mund të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Belgu kishte lënduar kyçin e këmbës në derbin ndaj Milanit në Serie A, megjithatë Sky raporton se ai është drejt rikthimit.

Ai nuk do të rrezikojë të paraqitet në ndeshjen e fundjavës ndaj Genoas, por raportohet se ai do të përfshihet në ekip ndaj Barçës.