Nainggolan: Vendimin për largimin tim nga Roma e mori dikush tjetër

Radja Nainggolan e pranon se largimi nga Roma ishte një vendim i marrë nga dikush tjetër, që nuk është më aty në klub, duke iu referuar qartë drejtorit sportiv Monchi.

Mesfushori nuk e fitoi besimin nga drejtori sportiv Monchi, i cili u largua nga klubi pasi u shkarkua trajneri Eusebio Di Francesco në mars.

Nainggolan tashmë e ka braktisur edhe Interin, pas vetëm një sezoni, duke u huazuar te Cagliari.

“Ndarja ime me Romën ishte një goditje shumë e rëndë”.

“Isha i sigurt që edhe unë do të fajësohesha, por ishte një vendim i marrë nga dikush tjetër. Madje mund të kisha qëndruar…”

“Jam i lumtur me karrierën time dhe vendimet e mia, por shpresoj të arrij edhe momente më të kënaqshme, sepse jam ende i uritur” a thënë belgu për Sky Sky Italia.

loading…