Radja Nainggolan i ka hedhur poshtë kritikat se bën jetë të shfrenuar duke thënë se ai është një njeri normal.

Pavarësisht talentit, mesfushori i Interit dallohet edhe për karakterin e fortë dhe origjinal që e ka treguar gjatë karrierës së tij në Itali.

“Mund të iu them se unë jam njeri normal dhe jo një djalë i keq siç portretizohem. Mund të eci në rrugët më të këqija dhe të jetoj në mënyrë normale. Unë i pranoj favoret që i sjell të qenurit futbollist por nuk do të thotë se i kërkoj ato. Unë blej gjëra në market, mund të konsumojë cigare dhe të pijë me qetësi. Edhe një futbollist mund të konsumojë cigare përkundër që nuk ka një punë normale”, tha Nainggolan.

Ish anëtari i Romës u rrit në rrethana të vështira me nënën e tij në Antwerp të Belgjikës, teksa u transferua në Piacenza në vitin 2005.

Nainggolan zbuloi se origjina e tij i solli sfida për t’i kaluar, ndërsa 30 vjeçari është krenar me prejardhjen e tij.

“Në fillim te Piacenza fitoja mijëra euro për muaj, dhe ato shuma ishin shumë për mua dhe familjen time. Unë mundohem të siguroj një standard të mirë jetese për familjarët e mi. Jam i inspiruar nga nëna ime, ajo ishte personi më i rëndësishëm në jetën time, nuk kishte asgjë por më dha shumë duke sakrifikuar. Jam shumë krenar me origjinën time edhe pse nuk më lejoi të kisha një jetë të lehtë”, përfundoi Nainggolan.