Derby della Madonnina

Nainggolan entuziastë para derbit me Milanin

Derbi i parë i Milanos për këtë sezon zhvillohet të dielën me mesfushorin e Interit, Radja Nainggolan që është kurioz për të parë se si ndihet kjo ndeshje në krahasim me derbin e Romës.

Nainggola ka zbuluar se do të preferonte t’i humbiste të dyja ndeshjet direkte me Milanin me kushtin se në fund të sezonit Interi të kualifikohej për në Champions League e rosonerët të përfundonin në pozitën e 5-të.

“Besoj se duhet t’i përgatitim ndeshjet në të njejtën mënyrë, por jam kurioz për derbin e parë tim si futbollist i Interit.  Këto janë sfidat që i pëlqejë në të cilat e dini se për cfarë luftoni. Këtu më ndalin njerëzit duke më thënë se duhet të fitojmë të dielën por e bëjnë në mënyrë më të qetë. Në Romë kisha bashkëlojtarë që më motivonin dhe nëse mposhteshit do ta përmendnin për dy muajt e tjerë”, deklaroi Nainggolan për La Gazzeta dello Sport.

Nainggolan pati edhe fjalë pozitive për rivalët e qytetit ndërsa dëshiron të zgjatë serinë e 6 fitoreve radhazi në të gjitha kompeticionet me Interin.

“E kam shikuar Milanin në javët e fundit dhe e kam dalluar një skuadër të fortë që do të na bëjë të djersisim. 6 fitoret radhazi na kanë dhënë vetbesim, por ende duhet të përmirësohemi në mënyrë që të vuajmë më pak kur fitojmë”, përfundoi Nainggolan.