Naim Ismajli i PDK-së viziton fshatin Petrovë: Faleminderit përzemërsisht për pritjen madhështore

Naim Ismajli, kandidati i PDK-së për kryetar të Shtimes sot ishte në vizitë, në fshtin Petrovë, shkruan Ballkani.info

“Në fshatin Petrovë, sonte kemi zhvilluar tri takime të përzemërta me anëtarë dhe simpatizantë të shumtë të PDK-së, të cilët me entuziazëm të madh u shprehën për fitore bindëse e të fuqishme në zgjedhjet e 17 tetorit.” tha ai.

Naim Ismajli kandidon me nurmin 177 në këto zgjedhje.

Lajmi i plotë:

Në fshatin Petrovë, sonte kemi zhvilluar tri takime të përzemërta me anëtarë dhe simpatizantë të shumtë të PDK-së, të cilët me entuziazëm të madh u shprehën për fitore bindëse e të fuqishme në zgjedhjet e 17 tetorit.

Mikpritja bujare që na është bërë në çdo lagje të Petrovës është dëshmia më e mirë dhe e sigurtë që ne jemi e vetmja alternativë më bindëse për të qeverisur mirë e mbarë komunën e Shtimes edhe në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët petrovas, isha së bashku me kandidatët për Asamble Komunale, z. Fatlum Rexhaj dhe znj. Adelina Beqaj-Limani, vendlindja e të cilëve, sonte na dhanë përkrahje të jashtëzakonshme.

Mesazhi im për banorët e Petrovës ishte që të mbështetin kandidatin e PDK-së për kryetar të Komunës, gjegjësisht numrin 177 e bashkë me të edhe kandidatët e PDK-së, sepse me zërin e tyre, përvojën dhe profesionalizmin që kanë do të vazhdojnë ta fisnikërojnë politikën komunale dhe do të kontribuojnë në jetësimin e shumë projekteve që kemi për fshatin më të madh të komunës sonë, Petrovën! Faleminderit përzemërsisht për pritjen madhështore!