Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit N.K.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se sipas aktakuzës i pandehuri N.K. në cilësinë e personit zyrtar, ka shfrytëzuar detyrën zyrtare, ku kishte kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar e përcaktuar”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit N.K.

Sipas aktakuzës i pandehuri N.K. duke filluar nga data 15 tetor 2021 e në vazhdimësi deri me datë 19 prill 2023, në cilësinë e personit zyrtar, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, kishte kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar e përcaktuar me nenin 414 par. 2 lidhur me nenin 77 të KPRK-së’ “, thuhet në njoftim.

Kush është Nagip Krasniqi?

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), kishte thënë se pas arrestimit të tashmë ish kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili dyshohet për vepra korruptive me vlerë miliona, duhet të reagojë kryeministri Albin Kurti dhe Vetëvendosje, nga e cila “akademi” ka dalë i dyshuari.

“Edhe pse është fazë e hershme e procedurës penale nê rastin e drejtorit të KEK-ut dhe pa paragjykuar fajësinë/pafajësinë e të njëjtit, është fakt se i njejti ka dal nga Akademia e Lëvizjës Vetëvendosje”, ka shkruar Miftaraj, në Facebook.“Zotëriu në fjalë dyshohet për vepra penale korruptive me vlerë miliona Euro”. “Aktiviteti i tij politik në VV është i gjatë. Në kuptim të kësaj, një reagim dhe distancim nga LVV dhe Kryeministri Kurti është detyrë, është obligim”, ka theksuar Miftaraj.

Nëse kjo nuk ndodh, sipas drejtorit të IKD-së, programi i kësaj qeverie drejtësi dhe punësim kthehet në farsê ose pamflet politik pa pikë vlere. /Ballkani.info/