Nagavci thotë se nuk e shantazhon askënd dhe as nuk shantazhohet nga asnjë person apo organizatë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se nuk do të lejojë askënd ta shantazhojë në punën e saj si përgjegjëse e dikasterit të arsimit.

Duke folur për raportet me SBASHK-un, Nagavci në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po debatohet për situatën e arsimit në pandeminë COVID-19, tha se testimi si instrument i vlerësimit të mësimdhënësve nuk parashihet me legjislacion në fuqi.

“Unë nuk shantazhoj askënd, po ashtu nuk ka asnjë person, asnjë organizatë që mund të më shantazhojë mua”, tha ajo.

Nagavci në foltoren e legjislativit tha se Qeveria Kurti 2 nuk do të bëjë ndërhyrje politike, sikur qeveritë e kaluara.

Këto komente Nagavci i bëri në debatin parlamentar për arsimin në kohën e pandemisë COVID-19.