Nagavci: Thaçit s’i nevojitet me shpall gjendje të jashtëzakonshme, pasi që tani e ka Qeverinë

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka reaguar pas deklaratave të presidentit Thaçi në konferencën e sotme.

Ajo tha se presidendetit  tani më nuk i nevoitet të shpall gjendjen e jashtëzakonshm, për të marr në duar pushtetin ekzekutiv që nuk ia njeh Kushtetua.

Ky është postimi i plotë i saj:

Presidenti Thaçi paska mbajtur konferencë për media për të deklaruar “ E urrej gjendjen e jashtëzakonshme “.

Janë së paku dy arsye që kjo është deklaratë e pritshme,
E para ky person gjithnjë ndërron qëndrimet e tij dhe atë publikisht, njejtë ka bërë dhe me deklaratat e tij për ndryshimin e kufijve.

Dhe e dyta, tani më nuk i nevojitet të shpall gjendje të jashtëzakonshme për të marrë në duar pushtetin ekzekutiv që nuk ia njeh Kushtetuta. Tani e ka Qeverinë e tij që vullnetarisht i jep kompetencat që nuk i takojnë dhe madje përtej kësaj.

Dhe në fund paska lënë të hapur mundësinë që të ndërhy prap nëse e shef të nevojshme: ”Nëse nuk ka përmirësim të gjendjes, atëherë institucionet do të detyrohen të kthejnë masat kufizuese”, shtoi presidenti.