Trajneri Ismet Munishi ishte edhe njëherë tjetër protagonist i ndeshjes. Për dallim nga ndeshjet e kaluara, Munishi nuk arriti t’i mbajë nervat këtë radhë as në ndeshje miqësore.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes miqësore mes Dukagjinit e Malishevës, Munishi është fjalosur me disa tifozë.

Sipas një video të publikuar, Munishi dyshohet se ka ofenduar futbollistët.

Në bazë të asaj se çfarë dëgjohet në video, njëri nga të pranishmit në stadium i drejtohet trajnerit kosovar me fjalët: “O Ismet, na shave tanve. A i shave krejt shqiptarët”.

Kurse ish-trajneri i shumë skuadrave iu drejtohet tifozëve me tone të lartë.

Dukagjini e Malisheva barazuan dje me rezultat 1:1.