“Na morët në qafë o burra”, ish-drejtori i KEK-ut reagon për krizën energjetike

Ish-Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Njazi Thaçi ka kritikuar menaxhmentin e kësaj korporate pasi kriza energjetike ka përfshirë Kosovën dhe si pasojë vendi është duke u përballur me mungesë të energjisë elektrike.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Thaçi ka shkruar se me drejtorë që shesin autoritet tek punëtorët e gjunjëzohen para pushtetarëve, sipas tij nuk mbahet KEK-u.

Postimi i plotë:

Nuk mbahet KEK me pensionista te deshtuar.

Me drejtora qe shesin autoritet tek punetoret e gjujnezohen para pushtetareve.

Me servila qe i jane zvarritur secilit politikan e parti politike qe ka qene ne pushtet.

KEK ka shume eksperta te zot e puntore te vyshem, vetem duhet me i perkrah dhe me ju dha motive.

Na moret ne qafe o burra!