Lëvizja Vetëvendosje përveç që ka pushtetin qendror, ajo udhëheq edhe me Komunën e Gjilanit e cila udhëhiqet nga Alban Hyseni.

Ekipi i lajminet ka qëndruar atje për të parë mendimet e qytetarëve se si e vlerësojnë ata qeverisjen lokale aktuale në këtë qytet.

“Qeverisja e fundit në Gjilan na i ka gërdit edhe qeveritë e të gjitha komunave tjera. Kryetari Hyseni nuk ka bo asgjë, Gjilani krejt është prej Lutfi Hazirit. Ndoshta pritet me ndryshu diçka deri në fund të mandatit të Alban Hysenit, por deri tani nuk e ka tregu veten’’, tha njëri nga ta.