Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava kërkon dëmshpërblim gjysmë milioni euro për shpifje DOKUMENT

Ish-profesori i Medresës “Alaudin”, Emin Behrami kishte ngritur kallëzim penal ndaj myftiut të Kosovës, Naim Tërnava mbi akuzën se në vitin 2002 kishte vjedhur 300.000 marka në pikë të ditës, pronë e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës.

Për këtë myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka ngritur kallëzim penal për shpifje dhe njollosje të personalitetit të tij.

Në kallëzim penal të siguruar nga Ballkani.info, kreu i BIK-ut kërkon 500.000 euro dëmshpërblim nga Behrani, për shkak të shpifjeve.

Në padinë të cilën e ka përpiluar avokati, Nasuf Hasani pretendohet se Behrani nuk ka siguruar ndonjë provë mbi akuzat e ngritura, qëllimi i të cilit ka qenë diskreditimi dhe denigrimi i kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

Në këtë padi si prove të cilën e vë në pah avokati, janë rrethanat për të cilën pretendon paditësi i Naim Ternavës, se ato nuk qëndrojën dhe si e tillë ajo padi është e pavlefshme.

Sipas provës së paraqitur në padi thuhet se: “I padituri këtë kallëzim penal, po këtë ditë e kishte publikuar fillimisht në portalin informativ, “Insajderi”, pastaj ky lajmë mori dhenë dhe u publikua në te gjitha portalet kosovare e më gjerë. I padituri Eman Behrani kishte njohuri sesi funksionin Medreseja “Alaudin”, në Prishtinë pse kishte punësuar si mësimdhënes, prandaj në kohën kur ishin vjedhur paratë , paditësi Naim Ternava ishte drejtor i medresës dhe nuk kishte përgjegjësi ta ruaj objektin e medreses gjatë natës. Paditësi Naim Ternava nuk kishte autorizime të tërhiqte mjete-para nga banka, për këtë çështje ishte i autorizuar ekonomisti i Bashkësisë Islame, Rrustem Spahiu”.

Naim Ternava i kërkon 500.000 euro paditësit për shkak të shpifjeve dhe fyerjeve që ka bërë në raport me të.

Seanca pritet të mbahet nesër. /Ballkani.info/