Neymar

Muzikë dhe dëfrim, Neymar udhëtim treditor me krocierë, fizioterapi në anije

Edhe i dëmtuar, Neymar nuk humbet asnjë shans për t’u argëtuar. “Ylli” brazilian i futbollit sapo ka nisur një lundrim treditor që organizoi dhe paralajmëroi muaj më parë.

Lojtari mbërriti në krocierë duke ecur me një patericë dhe tregoi se vazhdon t’i nënshtrohet fizioterapisë edhe në anije.

Gjatë udhëtimit 72-orësh, të pranishmit do të kenë mundësi të dëfrehen me muzikë dhe shfaqje të tjera argëtuese. Udhëtimi nisi këtë të martë në Santos të Brazilit, duke kaluar përmes Búzios (Rio de Janeiro).

Neymar është ngjitur në bordin e anijes MSC Preziosa, 330 metra e gjatë dhe me 18 kuverta.

Bileta më e lirë kushtonte 800 euro dhe më e shtrenjta 1200 euro.

Do të ketë 72 orë muzikë dhe shfaqje. Në rrjet qarkullojnë disa video që tregojnë festimet në bord. /Ballkani.info