Mustafë Bajrami citon Kurtin: Nuk do t’i revanshohemi askujt dhe ndaj askujt nuk do të tregojmë hakmarrje

Teologu i cili së fundmi u bë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, Mustafë Bajrami, ka ndarë një citat nga fjalimi i liderit të partisë së tij, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bajrami e ka cilësuar si briliant fjalimin e Kurtit, i cili ndër të tjera ka thënë se nuk do t’i revanshohemi askujt dhe ndaj askujt nuk do të tregojmë hakmarrje.

Gjithashtu pjesë e këtij fjalimi ishte edhe paralajmërimi se tashmë është koha e Vetëvendosjes.
“Tani është koha e Vetëvendosjes. Nuk është koha e shkuarjes së një bande dhe ardhjes së një klike tjetër.”, ka thënë Kurti.

Bajrami është fans i flaktë i presidentit turk, Recep Tayip Erdogan, dhe ‘dashurinë’ ndaj tij nuk ka hezituar ta shfaq asnjëherë edhe në paraqitje të ndryshme televizive.

Ky është postimi i plotë i Bajramit:

“Tani është koha e Vetëvendosjes. Nuk është koha e shkuarjes së një bande dhe ardhjes së një klike tjetër. Nuk do t’i revanshohemi askujt dhe ndaj askujt nuk do të tregojmë hakmarrje. Kosova ka nevojë për një frymë të re”
– Fjalim brilant i Albin Kurtit në Mbledhjen e XLII të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes –