LDK

Mustafa komenton veprimin e Osmanit me flamurin dardan: Nuk shkon edhe me VV’në edhe me Ibrahim Rugovën

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së vendit, Vjosa Osmani, sot publikoi pamje të ambientit të Presidencës ku flamuri dardan shihej ndërsa valvitej mes atij të Kosovës dhe Bashkimit Europian.

Duke qenë se flamuri dardan, ishte simbol i liderit historik të LDK-së, Ibrahim Rugova, është kreu aktual i saj Isa Mustafa, i cili në një përgjigjie për klankosova, këtë veprim të Vjosa Osmanit e cilëson gënjeshtër folklorike.

”Flamuri Dardan është ideuar nga Kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova, kryetar i një partie politike të qendres së djathtë-konzervatore”.

”Nuk përfaqëson vlerat dhe idetë e majta”.

”VV s’ka asnjë lidhje dhe as relacion politik me vlerat rugoviane. Nuk funksionon formula edhe me VV dhe idetë skajshmërisht të majta edhe me Ibrahim Rugovën dhe simbolet Rugoviane”.

”Është një gënjeshtër folklorike!”, përfundon Mustafa.