Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka dhënë sot lajmin e mirë për 200 fëmijë të lagjes Pejton.
Çerdhja “Xixëllonjat” ka nisur të ndërtohet. Ajo ka prezantuar edhe projektin se si do të duket nga jashtë çerdhja.
“Dje filloi rrënimi i objektit të vjetër të çerdhes Xixëllonjat në Pejton, për t’i hapë rrugë ndërtimit të objektit të ri . Pas problemeve disavjeçare, arritëm të zhbllokojmë kontratën dhe të fillojmë punimet. Në objektin e ri rreth 3000 metra katrorë do të akomodohen 200 fëmijë”, ka thënë Musmurati.
Ajo është zotuar se janë plotësisht të përkushtuar që të sigurojnë qasje për sa më shumë familje të Prishtinës në edukim të hershëm dhe në ambiente sa më miqësore për fëmijë.
“Ma gjallë, ma bukur e ma shumë shërbime”, ka përfunduar Musmurati.







