Eksperti i sigurisë

Musliu publikon foto ku shihet Kekic me Vuçiqin e Radojiçiqin: Mbyllja e bankës, luftë kundër terrorizmit

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se mbyllja e njësive ilegale të së ashtuquajturës “Bankë Postare Kursimore” në veri të vendit, është luftë kundër terrorizmit.

Musliu ka publikuar fotografi ku shihet Drejtori i kësaj banke, Bojan Kekic, duke u dekoruar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe një tjetër foto ku shihet i shoqëruar nga Milan Radojiçiqi, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Serbia, me gjithë aparaturën e saj politike, ushtarake dhe financiare, po mundohet ta bëjë #Kosovën një fiasko! Në këtë kuptim mbyllja e një banke serbe në Kosovë nuk është gjë tjetër veçse lufta kundër terrorizmit! Grafiku tregon lidhjet e aparatit sulmues financiar serb. Bojan Kekic, drejtor i kësaj banke, në një fotografi shihet duke u dekoruar nga presidenti i Serbisë @avucic, ndërsa në tjetrin shihet i shoqëruar nga terroristi Milan #Radojicic!”, ka shkruar Musliu.