Musliu: Postimi i deputetit të PDK-së u bë shkas i shpërfytyrimit të moralit të dyfishtë të një grupi njerëzish

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është deputetja e vetme e kësaj partie që e ka komentuar postimin fyes të deputetit Ardian Kastrati. Megjithatë, ajo ka thënë se postimi i tij u bë shkas i shpërfytyrimit të moralit të dyfishtë të një grupi njerëzish.

Ajo ka thënë se është kundër linçimit të gjithë personave, jo vetëm ndaj grave.

Postimi i saj i plotë:

Nëse për një gjë duhet të vlerësohet Vjosa Osmani, atëherë për faktin se, në rrugën e saj politike, ajo asnjëherë nuk e definoi vetën me pamjen e saj të jashtme.