Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka një mesazh për qytetarët të cilët jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit e në stinën e verës vijnë dhe i kalojnë pushimet në Kosovë duke u bërë pjesë edhe të organizimeve shtetërore.
Musliu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka radhitur disa pika duke drejtuar kritika ndaj Qeverisë Kurti për të cilën tha “Kosova u bë gaz i botës”.
“Mërgatë, Albini po ju fton në festë, POR ndërsa festoni me Albin Rrencin, mbani mend:
Qeverisja e tij ka nxjerrë jashtë funksionit demokracinë parlamentare.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës ngrejnë dhe ulin duart me dirigjim të Dejona Mihailit.
Ajo gjithashtu iu ka bërë thirrje mërgatës që të mos lejojnë që e gjithë kjo të ndodhë në emrin e ture pasi siç u shpreh Musliu “ Nuk e meritoni të hyni në histori si përkrahës të shkatërrimit të shtetit që e ndërtuat vet”.







