Musliu ironizon me Kurtin: Prej që je ba ti kryeministër edhe paret s‘po deponohen në banka

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se “diaspora po dërgon më shumë para te familjet e tyres shkaku i ndërrimit të Qeverisë”.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu i tha Kurtit se fakti që diaspora po detyrohet të dërgoi më shumë para për familjet e tyre, “tregon më së miri dështimin tënd”.

Postimi i plotë:

Me një qeveri të suksesshme, remitencat do duhej të ulëshin o demagog.

Vet fakti që diaspora po detyrohet të dërgoi më shumë para për familjet e tyre, tregon më së miri dështimin tënd.

Prej që je ba ti kryeministër edhe paret s‘po deponohen në banka e as s‘po deklarohen. Aq janë të kënaqur sa që po i mbajnë nën jastëk.