Musliu i thotë Vjosa Osmanit të marrë shembull nga fjalimi Ramës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit, Edi Rama i cili doli në mbrotje të UÇK-së.

Musliu, ditë më parë i reagoi Vjosa Osmanit per shkak se ajo nuk e përmendi UÇK-në në reagimin e saj për zhvillimet e fundit.

“Tregoni Vjosa Osmanit le ta degjon kete fjalim dhe te mesohet se si duhet me reagu nje lider kur vendit i behet padrejtesi. Kryeminister Rama fjala jote sot do duhej te jete pike referuese per te gjithe shqiptaret ku do qe jane”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Gjykata Speciale ka ngritur aktakuza për dy figurat e rëndësishme të UÇK-së dhe politikës kosovare, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. /Ballkani.info/

Fjalimi Ramës i shpërndarë nga Ganimete Musliu: