Musliu i reagon sërish Osmanit: Pate dëshirë të bëheshe edhe kryeministre, por mezi arrite kryeparlamentare

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu sërish i ka reaguar kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila sonte në një intervistë tha se e ka heqë fotografinë e presidentit Thaçi, sepse kishte dëshirë ta vendoste fotografinë e presidentit Rugova.

“Vjosa po thotë: E hjeka fotografine zyrtare te Presidentit sepse pata deshire me e vendose nje fotografi te Presidentit te ndjere Ibrahim Rugova sepse me inspiron. Vjosë, ti ke pase deshire me u ba edhe Kryeministre e Republikes se Kosovës , por mezi arrite te behesh Kryetare e Kuvendit. Deshira dhe obligimi per zbatim te ligjit dallon”, ka shkruar Musliu. /Ballkani.info/