Musliu: Ambasadat e huaja heshtën pas hyrjes së xhandarëve serbë, të mbrohet territori i Kosovës me çdo çmim

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se heshtja për hyrjen xhandarmërisë serbe është e keqe dhe aprovim i së keqes.

Ajo ka theksuar se nga mbrëmë nuk ka reaguar vet, duke pritur një reagim nga ambasadat e huaja që vend që sipas saj shpesh reagojnë për gjëra me peshë më të vogël, transmeton Klan Kosova.

“Sot po reagoj shkurt, në qetësi dhe pa eufori sepse me detyron BETIMI i Deputetit që kam dhënë që katër mandate në Kuvendin e Kosovës. Karaçeva është Kosovë e Kosova është shtet i pavarur Sovran e Demokratik”, është shprehur ajo.

“Provokimet e tilla duan përgjigjeje e përgjigjja jonë duhet të jetë mbrojtja e territoriale e Kosovës me çdo kusht e me çdo çmim”.