Futbollisti i mirënjohur kosovar Florent Muslija, ka dal sot me një reagim zyrtar duke e pranuar se ka shkelur rregullat e Federatës dhe trajnerit Franco Foda kur e kishte lëshuar hotelin për të dal në një lokal nate dy ditë para ndeshjes me Qipron.

Muslija ka kërkuar falje për këtë gjeste dhe ka premtuar se nuk do të ndodh më. Megjithatë, ajo që bie në sy është Edon Zhegrova.

Ai i nxitur nga reagime të shumta dhe mbështetjes pa bazë që ia dhanë disa “analistë”, vazhdon të mohojë se e ka shkelur rregulloren.

Ai pas lajmit kishte mohuar duke shkruar se janë lajme të rreme, por tash po del që vërtet edhe ai bashkë me Muriç kanë shkelur rregullat e vendosura nga trajneri.

Edon Zhegrova është një superfutbollist, por ai po ndikohet shumë dhe kjo përfundimisht do t’i kushtojë  në karrierën e tij, pasi Zhegrova është i thirrure të jap vetëm kontributin në fushë e assesi të ndikohet nga pala e interesit. /Ballkani.info