Muslija: Jam krenar, që nga sot Dardan me thirrë veten

Florent Muslija edhe zyrtarisht i është bashkuar Kosovës. Ai do të jetë pjesë e “Dardanëve” që nga ndeshjet e shtatorit kundër Anglisë dhe Çekisë.

Pas Florent Hadërgjonajt, Ylldren Ibrahimajt dhe Ibrahim Dresheviqit, që iu bashkuan Kosovës në qershor – një tjetër futbollist nga shtatori do ta veshë fanellën e “Dardanëve”.

Bëhet fjalë për mesfushorin ofensivë të Hannoverit, Florent Muslija.

20-vjeçari i lindur në Gjermani është pjesë e Hannoverit, skuadër me të cilën edicionin që lamë pas shënoi dy gola në 17 paraqitje dhe ka kontratë deri më 2022.

Sipas “Transfermarkt”, vlera e Florentit është 3 milionë euro.

Muslija ka bërë paraqitje pozitive në Bundesliga sa herë ka zbritur në fushë dhe ai shpreson të ketë më shumë minuta sezonin e ardhshëm.

Pas takimit me numrin një të FFK-së, Agim Ademi dhe arritjes së marrëveshjes, Muslija ka reaguar mbrëmë edhe në rrjetin social Instagram, duke shkruar: “Jam krenar, që nga sot Dardan me thirr veten!”.

https://www.instagram.com/p/By_DM2CocBb/