Mushkolaj thotë se Agron Kuçi humb në Junik, lë të nënkuptohet se fitues do të jetë Ruzhdi Shehu

Analisti i njohur, Imer Mushkolaj ka parashikuar sonte se cilat parti do të fitojnë në komunat e Kosovës më 17 tetor.

Ai në “Debat Plus” ka thënë se AAK-ja fitoren e sigurtë e ka në tri komuna, në Suharekë, në Gjakovë dhe në Deçan, por e humb Junikun.

Mushkolaj nuk e ka përmendur në mënyrë ekplicite kandidatin e LDK-së si fitues të Junikut, por e ka lënë të nënkuptohet pasi që gara është ndërmjet Ruzhdi Shehut dhe Agron Kuçit të AAK-së.

Edhe disa sondazhe online e kanë vendosur Shehun e LDK-së si fitues të garës në Junik. /Ballkani.info/