Pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinajt, partitë e koalicionit janë treguar të gatshme për zgjedhjet e reja. Kërkesë për zgjedhje kanë bërë edhe partitë opozitare.
Burime brenda zyrës së Presidentit kanë bërë të ditur se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen në muajin shtator.
Ballkani.info ka kontaktuar me analistin politik Imer Mushkolaj, i cili u shpreh skeptik kur u pyet se a munden NISMA, PSD, AKR dhe PEK ta kalojnë pragun, nëse vendosin të kandidojnë të vetme në zgjedhje.
“Dyshoj se mund ta kalojnë pragun, duke u bazuar në disa sondazhe të cilat mund t’i shohim. Zgjedhja e vetme e tyre është që të bëhen bashkë me ndonjë parti tjetër në koalicion parazgjedhor dhe të kenë listë të përbashkët, përndryshe nuk mund ta kalojnë pragun”, tha Mushkolaj. /Ballkani.info/







