Mushkolaj: Ministri Vitia vallëzonte nëpër dasma, por nuk po shkon me e pa gjendjën në spitale

Analisti i njohur, Imer Mushkolaj e ka kritikuar ashpër qasjen e Qeverisë së Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë.

Specifikisht Mushkolaj e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Sipas tij, Qeveria ka lejuar të grumbullohen mijëra vetë nëpër klube të natës, duke e ditur se po vjen varianti Delta i koronavirusit, transmeton Ballkani.info.

“E kemi pa ministrin Vitia duke vallëzuar në dasmë, e asnjëherë nuk ka shkuar në spital për ta parë gjendjen si është. Po jep shembull të keq”, ka thënë Mushkolaj në Dukagjin.

Ai po ashtu ka kritikuar Qeverinë për sjelljë dikatoriale, pasi që nuk po paraqitën në media, ndërsa ka marrë shembullin e deputetit Burim Karameta i cili pasi kritikoi ministrin Vitia u sulmua ashpër nga militantët e VV-së. /Ballkani.info/