Analisti Imer Mushkolaj ka ironizuar pas deklaratave të kryediplomates Donika Gërvalla.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka ironizuar duke thënë se “edhe ai sa herë e takon Kurtin, s’mund ta ndalë vetën sa krenar është që ndodhet në një hapësirë me të”.

“Qysh s’e paskam mendu si Donika. Edhe unë sa herë e takoj Albinin, s’mund ta ndali veten sa jam krenar që ndodhem në një hapësirë me të. Jo veç i mençun, por është edhe i vendosun.” – ka shkruar Mushkolaj.

Ndërkohë, Gërvalla në një intervistë së fundi deklaroi:

“…dhe nga njëherë s’mund ta ndali veten sa jam krenare që ndodhem në atë dhomë. Jo vetëm që është i mençur, jo vetëm që është i vendosur, por është tepër tepër i saktë në kërkesat që i nevojiten këtij vendi.”

VIDEO BONUS: “200 mijë qytetarë ta kanë lëshu Kosovën” – “Po manipuloni”, përplasje mes Zemajt dhe Muratit