Analisti politik

Mushkolaj i reagon Statovcit: Jeni aq banal, sa që për njohjen e pasaportës nga Spanja, meritat ia jepni Gani Jakupit

Analisti politik, Imer Mushkolaj, i ka reaguar deputetes së VV-së, Jeta Statovcit, pasi kjo e fundit të gjitha meritat për njohën e pasaportës së Kosovës nga shteti i Spanjës, ia ka dhënë konsulentit të MPJD-së, Gani Jakupit, i cili paguhet 7 mijë e 400 euro në muaj.

Mushkolaj përmes një postimi në rrjetin social facebook ka ironizuar me deputeten e VV-së duke i thënë se “këta të pushtetit nuk janë mirë”.

“Dmth. këta t’pushtetit nuk janë mirë. Janë aq banalë, sa që për njohjen e pasaportave kosovare nga Spanja, meritat ia japin Gani Jakupit”, ka shkruar ai, raporton Ballkani.info.

Ai ka treguar së në kontratën e Gani Jakupit me MPJD-në nuk është e përfshirë shteti i Spanjës.

“Ndërkohë që ai, në kontratën e majme të “lobimit”, nuk e ka të përfshirë hiç Spanjën🤦‍♂️ Nejse, diqysh duhet me ia arsyetu tipit 7500 euro në muaj”, ka shkruar Mushkolaj.

Postimi i plotë:

LEXO EDHE:

BONUS VIDEO:Zgjim Hyseni: Pushteti e ka tjetërsuar Kurtin për të keq, s’është më ai i opozitës