Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci ka reaguar pasi që Spanja e ka njohur pasaportën e Kosovës.

Statovci të gjitha meritat ia ka dhënë konsulentit të MPJD-së, Gani Jakupit, i cili paguhet 7 mijë e 400 euro në muaj.

Statovci ka thënë se pas kësaj opozita që u merrte me pagën e Jakupit, çfarë do të thonë pas këtij lajmi.

“Dikur projekte lobuese milionëshe për ndarjen e Kosovës, sot projekte lobuese për bashkim të Kosovës së pa ndarë me perëndimin. Opozita që dikur paguante për projektin e ndarjes së Kosovës u ngrit në këmbë për pagesën ndaj Gani Jakupit që lobon e ndihmon Republikën në Spanjë. Por, sot pas këtij lajmi a thua çfarë do të thonë. Pra, qenka e mundur të paguhesh nga vendi e t’i shërbesh njëmend atij. Ja një pjesë e rezultatit. Vazhdojmë!” – ka shkruar Statovci.

Postimi i plotë:

BONUS VIDEO: Zgjim Hyseni: Pushteti e ka tjetërsuar Kurtin për të keq, s’është më ai i opozitës