Mushkolaj i ashpër me Qeverinë Kurti: Respektoni ju masat, pasi që vetë i vendosët ato

Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka kritikuar qeverinë Kurti, për masat anti-COVID, dhe se siç ka thënë ai: mosrespektimin e tyre.

Mushkolaj ka kërkuar nga ana e zyrtarëve të qeverisë, që secilën masë që ta ndërmarrin për parandalim nga koronavirusi, fillimisht t’i respektojnë vetë ata, para se këtë ta kërkojnë nga ana e qytetarëve.

“Së pari, kur të merrni masa anti-COVID, respektoni ju vetë, e pastaj kërkoni nga qytetarët ta bëjnë një gjë të tillë. Asnjë qeveritar nuk po i respekton masat. Shumë prej tyre kanë shkuar në Shqipëri për të bërë fushatë. A ju kemi votuar ne për të qeverisur në Kosovë, a për t’u marrë me atë se çka po bënë Shqipëria”, i ka thënë Mushkolaj – Mimoza Kusari – Lilës.

Në anën tjetër, shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, ka kërkuar nga qeveria Kurti, që të rishikohen masat anti-COVID.

Kusari – Lila, ka thënë se këto masa duhet të rishikohen në kuptimin se a po ka efekt mbyllja e pjesshme e cila është në fuqi aktualisht.Sipas Kusari – Lila, në rast se këto masa nuk kryejnë punë në zvogëlimin e rasteve të reja me koronavirus, atëherë ato duhet të ndryshohen.

“Masat antiCOVID te rishikohen nga qeveria”, ka thënë ndër të tjera Kusari – Lila.