Mushkolaj grumbullon postimet e anëtarëve të VV-së: A ka VV’ja zë të arsyeshëm që reagon sikur për ish-qeverinë Hoti

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas rasteve të reja të ditës së sotme dhe numrit të viktimave.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, Mushkolaj ka thënë nëse në VV momentalisht është ndonjë zë i arsyeshëm që përdorë standard të njëjtë sikur për ish-qeverinë.

Ndërsa postimit ia ka bashkangjitur edhe dy foto të vitit të kaluar të tash ministrit të MKRS-së, Hajrulla Çekut dhe deputetes Fitore Pacolli, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Edhe 18 jetë të humbura në 24 orëshin e fundit nga Covid-19. A ka ndonjë zë të arsyeshëm brenda Vetëvendosjes, të paktën për ta përdorur standardin e njëjtë të vlerësimit sikurse para një viti për ish-qeverinë?