Muriqi vazhdon të shkëlqejë, shënon edhe ndaj Basaksehirit VIDEO

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi po vazhdon me formën e lartë në elitën e futbollit turk.

Ai sot ka ndihmuar skuadrën e tij, Fenerbahçen me një gol në fitoren prej 2 me 0 ndaj Basaksehirit.

Kruse shënoi golin e parë në minutën e 72, derisa Muriqi shënoi golin e dytë me lehtësi në minutën e 86.

Ky ishte goli i tij i 12 këtë edicion, derisa ka edhe 4 asistime.

Feneri mban vendin e dytë tani me 37 pikë, derisa Basaksehiri në vendin e tretë ka një pikë më pakë.