Muriqi vazhdon pa fitore, barazon edhe me Getafen

Vedat Muriqi dhe Mallorca kanë barazuar pa gola me Getafen në xhiron e 11-të të La Ligas spanjolle të shtunën.

Sulmuesi i Kosovës u paraqit për 90 minuta në ndeshje. Ai realizoi me fillim të ndeshjes, por goli iu anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Në tabelë, Mallorca ka nëntë pikë deri tash nga 11 ndeshje. Getafe ka grumbulluar 12.