Muriqi tregon se si u kthye në fushë 14 ditë më herët

Sulmuesi kosovar që luan për skuadrën e Fenerbahces, Vedat Muriqi, ka treguar se si është kthyer në fushë 14 ditë më herët se që mjekët e kishin parashikuar.

Muriqi në ndeshjen e sotme ndaj Instanbulspor filloi të luajë nga minuta e parë, ku shënoi dhe asistoi.

Sulmuesi pas ndeshjes, tha se ndjehet i lumtur që luajti në këtë ndeshje.

“Mjekët thanë që nuk mund të bënin asgjë për 5 javë. Unë shkova në stërvitje me ekipin në ditën e 21. Unë u riktheva 14 ditë më herët nga sa ishte planifikuar. Mjeku tha 5 javë. Faleminderit për ta. Jam i lumtur, nuk luajta shumë, vetëm prisja rastin. Ne planifikuam të luaja 60-65 minuta, por unë prita të shënoj golin”, citohet të ketë thënë ai.

Kujtojmë se trajneri i Fenerbahces e largoi Vedat Muriqin menjëherë pasi që ai shënoi gol.